Trashëgiminë tënde e kanë pushtuar kombet, o Perëndi, tempullin tënd të shenjtë e kanë përdhosur, Jerusalemin në gërmadhë e kanë kthyer. Kufomat e shërbëtorëve të tu ua dhanë për ushqim shpendëve të qiellit, mishin e besnikëve të tu egërsirave të tokës. Gjakun e tyre e derdhën si ujë përreth Jerusalemit e nuk kishte kush t'i varroste. Jemi bërë tallje për fqinjët tanë, përqeshje e lojë për ata që na rrethojnë. Deri kur, o ZOT? Përjetë do të jesh i zemëruar? A do të ndizet si zjarr furia jote? Derdhe zemërimin tënd mbi kombe që s'të njohin, mbi mbretëri që nuk thërrasin emrin tënd. Se e kanë gllabëruar Jakobin, banesën e tij e kanë shkretuar.
Lexo Psalmet 79
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 79:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video