Qepallat e syve m'i ke mbajtur hapur ti, jam i tronditur e nuk flas dot. Më kujtohen ditët e shkuara, vitet e kaluara qëmoti. Më kujtohen këngët e mia, natën mendoj në zemrën time, shpirti im kërkon të dijë. A mos ka hequr dorë Zoti përgjithmonë? Mos nuk do të na përkrahë më? Mos mori fund përgjithmonë mirësia e tij? Kaq ishte premtimi i tij brez pas brezi? Mos ka harruar Perëndia të ketë mëshirë? Mos nuk është më i dhembshur, se është i zemëruar? selah Ndaj dhe thashë: «Kjo më lëndon, se ka ndryshuar e djathta e të Tejlartit». Sjell ndër mend veprat e ZOTIT, më kujtohen mrekullitë e tij të moçme. Përsiat gjithë punët e tua, mendohem për bëmat e tua. O Perëndi, udha jote është e shenjtë, cili perëndi është i madh si Perëndia ynë? Ti je Perëndia që bën mrekulli, fuqinë tënde e shfaqe ndër popuj.
Lexo Psalmet 77
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 77:5-15
12 Days
This Bible Plan is for anyone who’s hurting and doesn’t understand why. If you’ve lost something, someone, or your faith feels stretched to the breaking point, then this Bible Plan from Life.Church Pastor Craig Groeschel’s book, Hope in the Dark, might be exactly what you need. If you want to believe, but you’re not sure how, this is for you.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video