Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 72:1-20

Psalmet 72:1-20 AL1

O Perëndi, dhuroja mbretit gjykimet e tua e drejtësinë tënde birit të mbretit, që popullin tënd ta gjykojë me drejtësi e skamnorëve të tu t'u japë të drejtën. Malet le t'i sjellin paqe popullit e kodrat drejtësi. Mbreti le t'u japë drejtësi skamnorëve të popullit, bijtë e nevojtarëve le t'i shpëtojë e shtypësin ta dërrmojë. Të paçin frikë brez pas brezi, sa të ketë diell e sa të ketë hënë. Le të zbresë si shiu mbi luadh të kositur, si rrebeshi që ujit tokën. Në ditët e tij le të lulëzojë i drejti e paqe të madhe le të ketë, derisa të mos jetë më hëna. Le të sundojë nga deti në det, nga lumi deri në skajet e tokës. Përpara tij le të përkulen banorët e shkretëtirës dhe armiqtë e tij le të lëpijnë pluhurin. Mbretërit e Tarshishit e ishujt le t'i sjellin tagrin, mbretërit e Shebës e të Sebës, dhurata. Para tij le të përkulen gjithë mbretërit, gjithë kombet atij t'i shërbejnë. Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret e skamnorin që s'e ndihmon askush. Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën. Do t'i shpëtojë nga shtypja e dhuna, gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij. Rroftë mbreti e prej arit të Shebës marrtë! U lutshin për të pa pushim, gjithë ditën e bekofshin! Toka dhëntë drithë me shumicë, majave të maleve u valëvitshin kallinjtë, prodhimi i tyre qoftë i begatë si Libani, prej qytetit lulëzofshin si bari i fushës. Emri i tij mbettë përjetë! Emri i tij qëndroftë sa të jetë dielli! Në të u bekofshin njerëzit, gjithë kombet e quajtshin të lum. Bekuar qoftë ZOTI Perëndi, Perëndia i Izraelit, i vetmi që bën mrekulli! Bekuar qoftë përjetë edhe emri i tij i lavdishëm e me lavdinë e tij u mbushtë tërë toka! Amen! Amen! Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Jeseut.

Devocione dhe Plane Leximi falas për Psalmet 72:1-20

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë