O Perëndi, dhuroja mbretit gjykimet e tua e drejtësinë tënde birit të mbretit, që popullin tënd ta gjykojë me drejtësi e skamnorëve të tu t'u japë të drejtën. Malet le t'i sjellin paqe popullit e kodrat drejtësi. Mbreti le t'u japë drejtësi skamnorëve të popullit, bijtë e nevojtarëve le t'i shpëtojë e shtypësin ta dërrmojë. Të paçin frikë brez pas brezi, sa të ketë diell e sa të ketë hënë. Le të zbresë si shiu mbi luadh të kositur, si rrebeshi që ujit tokën. Në ditët e tij le të lulëzojë i drejti e paqe të madhe le të ketë, derisa të mos jetë më hëna. Le të sundojë nga deti në det, nga lumi deri në skajet e tokës. Përpara tij le të përkulen banorët e shkretëtirës dhe armiqtë e tij le të lëpijnë pluhurin. Mbretërit e Tarshishit e ishujt le t'i sjellin tagrin, mbretërit e Shebës e të Sebës, dhurata. Para tij le të përkulen gjithë mbretërit, gjithë kombet atij t'i shërbejnë. Se ai do ta shpëtojë nevojtarin që thërret e skamnorin që s'e ndihmon askush. Do t'i dhimbset i dobëti e nevojtari, nevojtarëve do t'ua shpëtojë jetën. Do t'i shpëtojë nga shtypja e dhuna, gjaku i tyre do të jetë i çmuar në sytë e tij. Rroftë mbreti e prej arit të Shebës marrtë! U lutshin për të pa pushim, gjithë ditën e bekofshin! Toka dhëntë drithë me shumicë, majave të maleve u valëvitshin kallinjtë, prodhimi i tyre qoftë i begatë si Libani, prej qytetit lulëzofshin si bari i fushës. Emri i tij mbettë përjetë! Emri i tij qëndroftë sa të jetë dielli! Në të u bekofshin njerëzit, gjithë kombet e quajtshin të lum. Bekuar qoftë ZOTI Perëndi, Perëndia i Izraelit, i vetmi që bën mrekulli! Bekuar qoftë përjetë edhe emri i tij i lavdishëm e me lavdinë e tij u mbushtë tërë toka! Amen! Amen!
Lexo Psalmet 72
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 72:1-19
25 Days
Christmas is truly the greatest story ever told: one of God’s perfect faithfulness, power, salvation, and unfailing love. Let’s take a journey over the next 25 days to discover God’s intricate plan to save the world from sin and the promises fulfilled in the birth of His Son.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video