Shpëtomë, o Perëndi, se më arriti uji gjer në fyt. Jam zhytur thellë në baltë e s'kam ku të mbështetem, kam rënë në ujëra të thella e po më rrëmben rrjedha. U këputa nga britmat e gryka më është tharë, m'u errësuan sytë Perëndinë tim duke pritur. Më të shumtë se qimet e kokës janë bërë ata që më urrejnë kot. Ata që duan të më shkatërrojnë, armiqtë e mi mashtrues, janë bërë të fortë. E unë u dashka të kthej atë që nuk kam vjedhur! O Perëndi, ti e njeh marrëzinë time, fajet e mia nuk janë të fshehura prej teje.
Lexo Psalmet 69
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 69:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video