Por të drejtët gëzojnë, para Perëndisë ngazëllejnë e plot hare brohorasin. Këndojini Perëndisë, këndojini himne emrit të tij, hapini udhë atij që kalëron në shkretëtirë, ZOT është emri i tij, ngazëlleni para tij. Atë i jetimëve dhe mbrojtës i vejushave është Perëndia në banesën e tij të shenjtë. Perëndia strehon të vetmuarit, çliron të robëruarit, por kryeneçët banojnë në djerrinë. O Perëndi, kur i prive popullit tënd, kur marshove në shkretëtirë, selah toka u drodh e qiejt u zbrazën para teje, Perëndisë së Sinait, para Perëndisë së Izraelit. Shi të begatshëm dërgove, o Perëndi, trashëgiminë tënde të drobitur përtërite.
Lexo Psalmet 68
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 68:4-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video