Vëri vesh lutjes sime, o Perëndi, përgjërimit tim mos iu fshih. Dëgjomë e m'u përgjigj. Përpëlitem i hidhëruar e gulçoj, prej britmës së armikut, prej shtypjes së të paudhit. Kanë sjellë fatkeqësi mbi mua, tërë zemërim më sulmojnë. Zemra më dridhet përbrenda, tmerret e vdekjes më kanë pushtuar. Frika e tmerri më kanë kapur, ngjethem i tëri. E thashë: «Kush do të më japë krahë si të pëllumbit, që të fluturoj larg e të gjej prehje?
Lexo Psalmet 55
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 55:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video