O Perëndi, e kemi dëgjuar me veshët tanë, etërit tanë na e kanë treguar, veprën që bëre në ditët e tyre, në ditët e kahershme. Me dorën tënde kombe shfarose e etërit tanë aty i mbolle, vend atyre u bëre e fatkeqësi popujve u solle. Tokën nuk e morën me shpatën e tyre, e s'ishte krahu i tyre që i shpëtoi, por e djathta jote dhe krahu yt, drita e fytyrës sate, se i kishe për zemër. Ti, o Perëndi, je mbreti im, ti e vendos shpëtimin e Jakobit. Me ndihmën tënde i shpartalluam armiqtë, me emrin tënd i shtypëm kundërshtarët tanë. Shpresën nuk e vura te harku im e shpëtimin nuk ma solli shpata ime. Por, ishe ti që na shpëtove nga armiqtë, ishe ti që i turpërove ata që na urrenin.
Lexo Psalmet 44
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 44:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video