Mos u zemëro nga keqbërësit, ata që bëjnë paudhësi mos i lakmo. Se ata do të thahen shpejt si bari, do të vyshken si barishtja e njomë. Beso në ZOTIN e bëj të mirën, bano në këtë tokë e shijo besnikërinë e tij. Gjeje kënaqësinë te ZOTI e ai do t'i plotësojë dëshirat e zemrës sate. Lëre udhën tënde në duart e ZOTIT, ki besim tek ai e ai do të veprojë. Drejtësinë tënde do ta bëjë të shndritë si drita, të drejtën tënde porsi mesdita. Hesht para ZOTIT e prite me durim, mos u zemëro me atë që i shkon mbarë, me njeriun që thur dredhi. Hiq dorë nga zemërimi e rri larg tërbimit, mos u zemëro, që të mos bësh të keqen. Se keqbërësit do të shfarosen, por ata që shpresojnë në ZOTIN do të trashëgojnë tokën. Edhe pak e i paudhi nuk do të jetë më. Do të shohësh për nga vendi i tij e nuk do të jetë më atje. Skamnorët do të trashëgojnë tokën e do të kënaqen me paqe të begatë.
Lexo Psalmet 37
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 37:1-11
28 Days
Do you feel overwhelmed, dissatisfied, and stuck in a rut? Wishing your day-to-day life could improve? God's Word is your guide to brighter days. During this 28-day reading plan, you will discover ways you can go from living just a good life to living the type of better life that God desires you to have.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video