Ruajmë si beben e syrit, mbulomë nën hijen e krahëve të tu, larg të paudhëve që më përndjekin, armiqve gjakatarë që më kanë rrethuar. Janë trashur nga dhjami, goja e tyre flet tërë mburrje. Më gjurmuan e më kanë rrethuar, m'i kanë ngulur sytë për të më hedhur përtokë. Janë si luani, të etur për të gjuajtur, si këlyshi i luanit, që fshihet e zë pusi. Ngrihu, o ZOT, dili përpara, mposhte, shpëtoma jetën prej të paudhit me shpatën tënde. Shpëtomë prej vdekatarëve, me dorën tënde, o ZOT, prej vdekatarëve të kësaj bote. Mbushua barkun me çfarë ke ruajtur për ta, që bijtë e tyre të ngopen e t'u lënë me tepri fëmijëve të tyre. E unë, falë drejtësisë sate, do të shoh fytyrën tënde, do të zgjohem e do të kënaqem me praninë tënde.
Lexo Psalmet 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 17:8-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video