Është mirë t'i këndojmë himne Perëndisë tonë, është e këndshme dhe e hijshme ta lavdërojmë. Është ZOTI që e ndërton sërish Jerusalemin dhe të mërguarit e Izraelit i mbledh tok. Ai i shëron zemërthyerit dhe plagët e tyre i lidh. Numrin e yjeve ai e njeh, i thërret të gjithë me emër. I madh është Zoti ynë, e madhe fuqia e tij, e pakufishme mençuria e tij. ZOTI i lartëson të mjerët, ndërsa të paudhët i rrëzon përdhe. Këndojini ZOTIT me falënderim, këndojini himne me harpë Perëndisë tonë! Ai e mbulon qiellin me re, ai i përgatit shiun tokës, ai bën të mbijë bari maleve. Ai ua jep ushqimin bagëtive dhe zogjve të korbit, kur krakëllijnë. Fuqinë e kalit nuk e vlerëson e as kënaqet me pulpat e trimit. ZOTIT i pëlqejnë ata që e druajnë, ata që shpresojnë në mirësinë e tij.
Lexo Psalmet 147
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 147:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video