O ZOT, ti më ke shqyrtuar e më njeh. Ti e di kur ulem e kur ngrihem, mendimet nga larg m'i kupton. Më vëzhgon kur eci e kur pushoj, gjithë udhët e mia mirë i njeh. Pa folur goja ime, ti, o ZOT, di çdo gjë. Para meje e mbrapa meje je ti, dora jote qëndron mbi mua. Mahnitëse është dija jote për mua, tepër e lartë e unë s'e arrij. Ku të shkoj larg shpirtit tënd? Ku të iki larg pranisë tënde? Po të ngjitem në qiell, atje je ti, po të dergjem në skëterrë, ti je aty. Po të merrja krahët e mëngjesit e përtej detit të shkoja, edhe atje do të më udhëhiqte dora jote, do të më mbante e djathta jote. Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira e drita përreth meje u errësoftë», errësira për ty nuk është errësirë e nata ndriçon si dita; për ty errësira dhe drita janë njëlloj. Ti e krijove brendinë time, më ende që në bark të nënës. Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im. Kockat e mia nuk ishin të fshehta për ty, kur krijohesha në fshehtësi, kur merrja trajtë në thellësitë e tokës. Kur isha pa trajtë, më panë sytë e tu. Të gjitha ditët që caktove, në librin tënd ishin shkruar, pa u krijuar asnjë prej tyre.
Lexo Psalmet 139
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 139:1-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video