Prej thellësive të thërras, o ZOT, o Zot, dëgjoje thirrmën time, le ta dëgjojnë veshët e tu zërin e përgjërimit tim. Po t'i mbash mend paudhësitë, o ZOT, o Zot, kush qëndron vallë? Por pranë teje gjendet falja, ndaj dhe të druajnë. E pres ZOTIN, e pret shpirti im, te fjala e tij e kam vënë shpresën. Shpirti im e pret Zotin më shumë se rojat mëngjesin, më shumë se rojat mëngjesin. Shpreso në ZOTIN, o Izrael, se pranë ZOTIT është mirësia e pranë tij është i madh shpëtimi. Ai do ta shpengojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.
Lexo Psalmet 130
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 130:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video