Ata që kanë besim te ZOTI janë si mali i Sionit, që nuk trandet, por mbetet në amshim. Jerusalemi është i rrethuar me male, ZOTI rrethon popullin e vet që tani e deri në amshim. Skeptri i të paudhëve nuk do të sundojë mbi trashëgiminë e të drejtëve, që të drejtët të mos i zgjatin duart për të bërë paudhësi. Të mirëve, o ZOT, bëju mirë, edhe atyre që janë zemërdrejtë. Por ata që shkojnë nëpër udhë të shtrembra, ZOTI do t'i degdisë bashkë me të paudhët. Paqe mbi Izraelin!
Lexo Psalmet 125
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 125:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video