Duart e tua më bënë e më dhanë trajtë, më jep mençuri, që të mësoj urdhërimet e tua. Ata që të druajnë gëzojnë kur më shohin, sepse kam shpresuar në fjalën tënde. E di, o ZOT, se vendimet e tua janë të drejta, me të drejtë më ke munduar. Më ngushëlloftë, pra, mirësia jote, sipas fjalës që i dhe shërbëtorit tënd. Ardhtë mëshira jote mbi mua, që të jetoj, se ligji yt është kënaqësia ime. U turpërofshin kryelartët, se më kanë shtypur padrejtësisht, ndërsa unë do të përsiat porositë e tua. Le të kthehen tek unë ata që të druajnë dhe ata që i njohin dëshmitë e tua. Qoftë e përsosur zemra ime me rregullat e tua, që të mos turpërohem. Shpirti im digjet për shpëtimin tënd, në fjalën tënde kam shpresuar. Sytë po më treten për fjalën tënde, prandaj thashë: «Kur do të më ngushëllosh?». Jam bërë si caliku i tharë në tym, por rregullat e tua s'i kam harruar. Edhe sa ditë i kanë mbetur shërbëtorit tënd? Kur do t'ua bësh gjyqin përndjekësve të mi? Kryelartët kanë hapur gropa për mua, ata që s'jetojnë sipas ligjit tënd. Tërë urdhërimet e tua janë të vërteta; po më përndjekin pa të drejtë, ndihmomë! Desh më plandosën përtokë, por unë s'i braktisa porositë e tua. Jepmë jetë sipas mirësisë sate dhe dëshmitë e gojës sate do t'i ruaj.
Lexo Psalmet 119
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 119:73-88
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video