Lëngon prej brengës shpirti im, jepmë forcë sipas fjalës sate. Mbamë larg udhës së mashtrimit dhe përdëllemë me ligjin tënd. Kam zgjedhur udhën e besnikërisë, jam dhënë pas vendimeve të tua. Jam kapur pas dëshmive të tua, o ZOT, mos lejo të turpërohem! Udhës së urdhërimeve të tua vrapoj, se ti ma bëre zemrën të gufojë. Mësomë, o ZOT, udhën e rregullave të tua, dhe unë do ta ndjek deri në fund. Me jep mençuri për të mbajtur ligjin tënd e unë do ta ruaj me gjithë zemër. Primë në shtegun e urdhërimeve të tua, se atje gjej kënaqësi. Prire zemrën time drejt dëshmive të tua e jo drejt lakmisë. Largo sytë e mi nga soditja e kotësisë, jepmë jetë në udhët e tua. Mbaje premtimin që i dhe shërbëtorit tënd, atij që të druan ty.
Lexo Psalmet 119
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 119:28-38
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video