Ardhtë përgjërimi im para teje, o ZOT, bëmë të kuptoj sipas fjalës sate. Mbërrittë lutja ime para teje, sipas fjalës sate çliromë. Nga buzët e mia do të burojnë lavde, se më ke mësuar rregullat e tua. Gjuha ime shpalltë fjalën tënde, se gjithë urdhërimet e tua janë të drejta. Dora jote më ardhtë në ndihmë, se kam zgjedhur porositë e tua. Shumë e dëshiroj shpëtimin tënd, o ZOT, ligji yt është kënaqësia ime. Jetoftë shpirti im e të lavdëroftë, vendimet e tua më ndihmofshin! Po endem si delja e humbur, kërkoje shërbëtorin tënd, se urdhërimet e tua nuk i kam harruar.
Lexo Psalmet 119
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 119:169-176
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video