Po thërras me gjithë zemër, përgjigjmu, o ZOT, rregullat e tua do t'i ruaj. Po të thërras, shpëtomë, dëshmitë e tua do t'i ruaj. Zgjohem para agimit e thërras për ndihmë, shpresoj në fjalën tënde. Sytë e mi rrinë zgjuar çdo rojë të natës, për të përsiatur fjalët e tua. Dëgjoma zërin sipas mirësisë sate, o ZOT, jepmë jetë sipas gjykimit tënd. Më janë afruar ata që rendin pas paudhësisë, larg janë nga ligji yt. Por ti, o ZOT, je afër dhe të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta. Qëmoti kam mësuar prej dëshmive të tua se i ke caktuar për amshim. Shih mjerimin tim e çliromë, se nuk e kam harruar ligjin tënd. Mbroje çështjen time e shpengomë, jepmë jetë sipas fjalës sate. Shpëtimi është larg nga të paudhët, se nuk i kërkojnë rregullat e tua. Përdëllimet e tua janë të mëdha, o ZOT, jepmë jetë sipas vendimeve të tua. Të shumtë janë përndjekësit dhe armiqtë e mi, por nga dëshmitë e tua nuk jam shmangur. I pashë të pabesët e më erdhi pështirë, se nuk e mbajtën fjalën tënde. Shih sa i dua porositë e tua, o ZOT, jepmë jetë sipas mirësisë sate. Parimi i fjalës sate është e vërteta, çdo vendim i yt i drejtë është për amshim.
Lexo Psalmet 119
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 119:145-160
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video