Dëshmitë e tua janë të mrekullueshme, prandaj i ruan shpirti im. Zbulimi i fjalëve të tua sjell ndriçim, njerëzve të thjeshtë u jep mençuri. Hapa gojën e dihata nga dëshirimi për urdhërimet e tua. Kthehu nga unë e mëshiromë, sipas vendimit që ke marrë për ata që duan emrin tënd. Drejtoji hapat e mi sipas fjalës sate e mos lejo të më sundojë asnjë paudhësi. Çliromë nga njerëzit që më shtypin, që të ruaj porositë e tua. Le të ndriçojë fytyra jote mbi shërbëtorin tënd, mësomë rregullat e tua. Rrëke lotësh derdhën sytë e mi, se ligji yt nuk zbatohet.
Lexo Psalmet 119
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 119:129-136
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video