Fuqia e forca ime është ZOTI, ai u bë shpëtimtari im. Britma gëzimi e shpëtimi jehojnë në tendat e të drejtëve: «E djathta e ZOTIT bën çudira! E djathta e ZOTIT u lartësua! E djathta e ZOTIT bën çudira!». S'kam për të vdekur, do të rroj dhe veprat e ZOTIT do t'i tregoj. ZOTI më mundoi shumë, por në duart e vdekjes nuk më la. Më hapni portat e drejtësisë, që të hyj e të përlëvdoj ZOTIN. Ja ku është porta e ZOTIT, nëpër të do të hyjnë të drejtët. Do të të përlëvdoj, se më dëgjove e shpëtimtari im u bëre. Guri që ndërtuesit e hodhën tej, u bë guri i qoshes. Prej ZOTIT u bë kjo dhe është e mrekullueshme për sytë tanë. Kjo është dita që e bëri ZOTI, le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të! O ZOT, shpëtona! O ZOT, jepna mbarësi! Bekuar qoftë ai që vjen në emër të ZOTIT! Ju bekojmë nga shtëpia e ZOTIT. Perëndi është ZOTI dhe ai na ndriçoi. Radhituni për festë, me degë në duar, deri te brirët e altarit. Ti je Perëndia im, ty të përlëvdoj, ti je Perëndia im, ty të madhëroj. Përlëvdoni ZOTIN, se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë.
Lexo Psalmet 118
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 118:14-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video