E dua ZOTIN, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim. Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë. Më kishin rrethuar litarët e vdekjes, më kishin zënë tmerret e skëterrës, fatkeqësia e dhimbja më kishin plandosur. Atëherë thirra emrin e ZOTIT: «O ZOT, shpëtoje shpirtin tim!». I mëshirshëm është ZOTI dhe i drejtë, Perëndia ynë është përdëllyes. ZOTI mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi. Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, se ZOTI është treguar i mirë me ty. Ti ma shpëtove jetën nga vdekja, sytë nga lotët e këmbën nga rrëshqitja.
Lexo Psalmet 116
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 116:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video