E dua ZOTIN, se ai e dëgjon zërin e përgjërimit tim. Veshin drejt meje ai e ul, prandaj do ta thërras çdo ditë. Më kishin rrethuar litarët e vdekjes, më kishin zënë tmerret e skëterrës, fatkeqësia e dhimbja më kishin plandosur. Atëherë thirra emrin e ZOTIT: «O ZOT, shpëtoje shpirtin tim!». I mëshirshëm është ZOTI dhe i drejtë, Perëndia ynë është përdëllyes. ZOTI mbron njerëzit e thjeshtë; poshtë kisha rënë e më shpëtoi. Kthehu, o shpirti im, në prehjen tënde, se ZOTI është treguar i mirë me ty. Ti ma shpëtove jetën nga vdekja, sytë nga lotët e këmbën nga rrëshqitja. Do të eci në praninë e ZOTIT, në tokën e të gjallëve. Besoj, edhe kur them: «Jam shumë i pikëlluar!». Në pështjellimin tim thashë: «Mashtrues është çdo njeri!». Si do t'ia shpërblej ZOTIT gjithë të mirat që më bëri? Kupën e shpëtimit do të ngre dhe emrin e ZOTIT do të thërras. Premtimet që i bëra ZOTIT do t'i përmbush para gjithë popullit të tij. E çmuar është në sytë e ZOTIT vdekja e besnikëve të tij. Unë, o ZOT, jam shërbëtori yt, shërbëtori yt e biri i shërbëtores sate, vargonjtë e mi ti i këpute. Ty do të të kushtoj fli falënderimi dhe emrin e ZOTIT do të thërras. Premtimet që i bëra ZOTIT do t'i përmbush para gjithë popullit të tij, në oborret e shtëpisë së ZOTIT, në mesin tënd, o Jerusalem! Aleluja!
Lexo Psalmet 116
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 116:1-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video