Aleluja! Do ta përlëvdoj ZOTIN me gjithë zemër në kuvendin e të drejtëve, në mes të bashkësisë. Të mëdha janë veprat e ZOTIT, të gjithë ata që i dëshirojnë, i shqyrtojnë ato. Shkëlqim e madhështi është vepra e tij, drejtësia e tij mbetet përjetë. Bëri mrekulli për t'u përkujtuar, i mëshirshëm e i dhembshur është ZOTI. I ushqen ata që e druajnë, besëlidhjen e vet e kujton përjetë. I dëftoi popullit të vet fuqinë e veprave të tij, kur i dha trashëgiminë e kombeve. Të vërteta e të drejta janë veprat e duarve të tij, të besueshme janë të gjitha mësimet e tij. Ato mbeten përjetë e në amshim, janë bërë me vërtetësi e drejtësi. E çliroi popullin e tij, besëlidhjen me të e bëri të përjetshme, i shenjtë e i tmerrshëm është emri i tij. Fillimi i urtisë është droja e ZOTIT
Lexo Psalmet 111
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 111:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video