I tha ZOTI zotit tim: «Ulu në të djathtën time, derisa t'i vë armiqtë e tu si shtrojë te këmbët e tua». Skeptrin e pushtetit tënd do ta shtrijë ZOTI prej Sionit; sundo mes armiqve të tu! Popullin e ke me vete, të gatshëm, ditën e fuqisë sate, mes shkëlqimit të shenjtërisë. Prej gjirit të agimit, do të vijë te ti vesa e të rinjve të tu. ZOTI u betua e nuk do të pendohet: «Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut». Zoti është në të djathtën tënde do t'i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.
Lexo Psalmet 110
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 110:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video