Aleluja! Përlëvdoni ZOTIN se është i mirë, se mirësia e tij mbetet përjetë. Kush mund t'i kumtojë bëmat e ZOTIT, t'u japë jehonë tërë lavdërimeve të tij? Lum ata që zbatojnë të drejtën, që veprojnë me drejtësi në çdo kohë. Kujtomë, o ZOT, sipas mirëdashjes që tregon ndaj popullit tënd, eja tek unë me shpëtimin tënd, që të shoh të mirat e të zgjedhurve të tu, që të gëzoj edhe unë bashkë me kombin tënd, e të krenohem me trashëgiminë tënde. Kemi mëkatuar ashtu si etërit tanë, kemi kryer paudhësi, të keqen kemi bërë. Etërit tanë në Egjipt mrekullitë e tua nuk i kuptuan, mirësitë e tua të shumta nuk i kujtuan, krye ngritën pranë detit, pranë detit të Kuq. Por Zoti i shpëtoi për hir të emrit të tij, për të bërë të njohur fuqinë e tij. E kërcënoi detin e Kuq e ai u ter, përmes thellësisë u priu si nëpër shkretëtirë. I shpëtoi nga dora e atij që i urrente, i shpengoi prej dorës së armikut. Ujërat i mbuluan kundërshtarët, asnjë prej tyre nuk shpëtoi. Atëherë u besuan fjalëve të tij dhe lavdërime atij i kënduan.
Lexo Psalmet 106
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 106:1-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video