Marrëzia është si një grua bujëmadhe, si një e pamend që nuk di asgjë. Rri ulur në derën e shtëpisë, në fron, lart mbi qytezë dhe u thërret kalimtarëve që ecin udhës së tyre të drejtë: «Kush është i pamësuar, le të kthehet këtu!». Të pamendëve ajo u thotë: «Uji i vjedhur është i ëmbël e buka e marrë tinëz është e shijshme». Ata s'e dinë se atje janë hijet dhe të ftuarit e saj janë thellë në skëterrë.
Lexo Fjalët e urta 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 9:13-18
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video