Edhe këto janë për të urtët. Të mbash anë në gjyq, nuk është mirë. Kush i thotë të paudhit: «Je i drejtë», atë do ta mallkojnë popujt e do ta nëmin kombet. Kush e qorton, do të gëzohet, mbi të do të bjerë bekimi. Përgjigjja me fjalët e duhura është si puthja në buzë. Një herë puno përjashta e bëj gati arën, pastaj ndërtoje shtëpinë. Mos e padit kot fqinjin e mos të gënjejnë buzët e tua. Mos thuaj: «Siç ma bëri do t'ia bëj, do t'ia kthej secilit sipas veprës së tij». Kalova pranë arës së përtacit, pranë vreshtit të njeriut të pamend, dhe ja: kudo ishin rritur ferrat, e kishin mbuluar hithrat dhe ishin shembur muret. Shikova e mendova, pashë e mësova. Me pak gjumë e pak dremitje, pak pushim duarkryq, vjen skamja si endacake, nevoja porsi shqytar.
Lexo Fjalët e urta 24
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 24:23-34
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video