Vëru vesh e dëgjoi fjalët e të urtëve, vëri mend mësimit tim, ruaji thellë në zemër se janë të këndshme, mbaji gati në buzët e tua. Që të kesh besim te ZOTI, sot po t'i shfaq edhe ty. A nuk i shkrova për ty tridhjetë këshilla e njoftime, për të të treguar besueshmërinë e fjalëve të vërteta, që t'u kthesh fjalë të vërteta dërguesve të tu? Mos e zhvat skamnorin pse është skamnor, mos e shtyp nevojtarin te porta, sepse me çështjen e tyre do të merret ZOTI dhe do t'i zhvatë ata që ua zhvatin shpirtin. Mos u shoqëro me zemërakun e mos rri me njeriun e tërbuar, që të mos mësosh udhët e tij e të biesh vetë në kurth. Mos ji nga ata që shtrijnë dorën e hyjnë dorëzanë për detyrime. Nëse nuk ke me se të paguash, pse të ta marrin shtratin ku shtrihesh? Mos i zhvendos kufijtë e moçëm që kanë vënë etërit e tu. Shiko njeriun e aftë në punën e vet! Ai do të rrijë me mbretër e jo me njerëz çfarëdo.
Lexo Fjalët e urta 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 22:17-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video