Vera është përqeshëse, pija e potershme, kush jepet pas tyre nuk është i urtë. Tërbimi i mbretit është si ulërima e luanit, kush e ngacmon rrezikon jetën. Shmangia e ngatërresave është nder për njeriun; çdo i marrë bën shamatë. Përtaci nuk lëron në vjeshtë e kur vijnë të korrat s'gjen gjë. Shestimet e zemrës janë si ujë i thellë, por njeriu i mençur i nxjerr ato. Shumë vetë mbahen për njerëz të mirë, por kush e gjen një njeri besnik? I drejti jeton me ndershmëri, lum fëmijët që lë pas.
Lexo Fjalët e urta 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 20:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video