Kush ndjek tekat e veta, ndahet nga shokët, shpërthen kundër çdo këshille. Të marrin nuk e gëzon mençuria, por shprehja e mendimeve të veta. Bashkë me të ligun vjen edhe përçmimi, bashkë me turpin vjen edhe poshtërimi. Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella, lum gufues është burimi i urtisë. Nuk është mirë të mbështetësh të paudhin e të përmbysësh të drejtin para gjyqit. Buzët e të marrit çojnë në grindje dhe goja e tij thërret për goditje. Goja e të marrit është rrënimi i tij, buzët e tij lak për jetën e vet. Fjalët e shpifësit janë si gjella e shijshme, zbresin gjer te zorrët e barkut.
Lexo Fjalët e urta 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Fjalët e urta 18:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video