Pasi përfundoi së ndërtuari tendën, Moisiu e vajosi dhe e shenjtëroi bashkë me tërë orenditë përkatëse, me altarin dhe me enët përkatëse. Atëherë prijësit e Izraelit, ata që u përmendën në numërimin e popullsisë si krerë të familjeve të etërve e prijës të fiseve, i flijuan ZOTIT gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin. Këto i sollën para tendës. Atëherë ZOTI i tha Moisiut: «Merri prej tyre që të përdoren në shërbim të tendës së takimit e jepua levitëve sipas detyrës që kanë». Kështu, Moisiu i mori qerret dhe qetë e ua dha levitëve. Gershonitëve u dha dy qerre dhe katër qe, sipas detyrave që kishin. Meraritëve u dha katër qerre dhe tetë qe, sipas detyrave që kishin nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron. Kohatitëve nuk u dha gjë, sepse ata kujdeseshin për gjërat e shenjta duke i mbartur në krahë.
Në ditën kur u vajos altari, prijësit sollën para altarit dhurata për kushtimin e tij. Atëherë ZOTI i tha Moisiut: «Prijësit të kushtojnë me rradhë, çdo ditë nga një prijës».
Ditën e parë kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit nga fisi i Judës. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit.
Ditën e dytë kushtoi Netaneli, biri i Cuarit, prijësi i Isaharit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Netaneli, biri i Cuarit.
Ditën e tretë kushtoi Eliabi, biri i Helonit, prijësi i Zabulonit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliabi, biri i Helonit.
Ditën e katërt kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit, prijësi i Rubenit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit.
Ditën e pestë kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait, prijësi i Simeonit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait.
Ditën e gjashtë kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit, prijësi i Gadit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit.
Ditën e shtatë kushtoi Elishamai, biri i Amihudit, prijësi i Efraimit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elishamai, biri i Amihudit.
Ditën e tetë kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit, prijësi i Manaseut. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit.
Ditën e nëntë kushtoi Abidani, biri i Gideonit, prijësi i Benjaminit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Abidani, biri i Gideonit.
Ditën e dhjetë kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait, prijësi i Danit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait.
Ditën e njëmbëdhjetë kushtoi Pagieli, biri i Okranit, prijësi i Asherit. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Pagieli, biri i Okranit.
Ditën e dymbëdhjetë kushtoi Ahirai, biri i Enanit, prijësi i Neftaliut. Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi dhe një cjap si fli mëkati. Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahirai, biri i Enanit.
Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan nga prijësit e Izraelit në ditën kur u vajos altari: dymbëdhjetë pjata të argjendta, dymbëdhjetë kupa të argjendta dhe dymbëdhjetë tasa të artë. Çdo pjatë e argjendtë peshonte një kilogram e gjysmë dhe çdo kupë tetëqind gramë. Tërë enët e argjendta peshonin gjithsej njëzet e shtatë kilogramë e gjashtëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. Çdo tas i artë i mbushur me temjan peshonte njëqind e dhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. Tërë tasat e artë peshonin gjithsej një kilogram e treqind e njëzet gramë. Numri i kafshëve për fli shkrumbimi ishte dymbëdhjetë dema, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me flinë e drithit dhe dymbëdhjetë cjep për fli mëkati. Numri i kafshëve për fli paqtimi ishte njëzet e katër dema, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep e gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan në ditën kur u vajos altari.
Kur Moisiu hynte në tendën e takimit për të folur me Zotin, dëgjonte zërin që i fliste nga mesi i dy kerubëve, nga pajtimorja që ishte mbi arkën e dëshmisë. Kështu i fliste Zoti.