ZOTI foli me Moisiun e i tha: «Urdhëroji izraelitët të dëbojnë nga fushimi këdo që vuan nga sëmundje lëkure, rrjedhje fareci dhe këdo që është i papastër për shkak se ka prekur ndonjë kufomë. Përjashtoji nga fushimi, si meshkujt, ashtu edhe femrat, që të mos e përdhosin fushimin ku unë banoj». Dhe izraelitët kështu vepruan. I përjashtuan nga fushimi. Izraelitët bënë ashtu siç ZOTI i kishte thënë Moisiut. ZOTI foli me Moisiun e i tha: «Thuaju izraelitëve: kur një burrë apo një grua mëkaton kundër një tjetri dhe si pasojë shkel besën e ZOTIT e bie në faj, të rrëfejë mëkatet që ka bërë e të paguajë dëmshpërblim për to. T'i shtojë dëmshpërblimit një të pestën e shumës dhe t'ia japë atij që ka dëmtuar. Nëse nuk ka njeri që ta marrë shpagimin, ai t'i jepet ZOTIT e t'i përkasë priftit, bashkë me dashin e flisë së shlyerjes së mëkatit që do të kushtohet për të shlyer mëkatin. Çdo dhuratë e shenjtë që izraelitët i paraqesin priftit do t'i përkasë atij. Dhurata e shenjtë e secilit do t'i përkasë priftit dhe çdo gjë që do t'i jepet do të jetë e tij».
Lexo Numrat 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 5:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video