Pastaj, pas plagës, ZOTI i tha Moisiut dhe Eleazarit, birit të priftit Aron: «Numëroni sipas familjeve të etërve, nga mosha njëzet vjeç e sipër tërë bashkësinë e Izraelit, tërë ata që janë të aftë për luftë». Kur izraelitët ishin në stepat e Moabit, pranë Jordanit kundruall Jerikosë, Moisiu e prifti Eleazar u thanë: «Numëroni këdo që është njëzet vjeç e sipër, siç e urdhëroi ZOTI Moisiun».
Këta ishin izraelitët që dolën nga toka e Egjiptit: Rubeni, i parëlinduri i Izraelit. Bijtë e Rubenit ishin klani i enokitëve që rrjedh prej Enokut, klani i paluitëve që rrjedh prej Paluit, klani i hecronitëve që rrjedh prej Hecronit dhe klani i harmitëve që rrjedh prej Harmiut. Këto ishin klanet e rubenitëve që numëronin dyzet e shtatë mijë e shtatëqind e tridhjetë vetë.
Biri i Paluit ishte Eliabi. Bijtë e Eliabit ishin Nemueli, Datani e Abirami. Datani e Abirami ishin ata që përfaqësuan bashkësinë që iu kundërvu Moisiut e Aronit, kur iu bashkuan bashkësisë së Koreut e iu kundërvunë ZOTIT. Kjo bashkësi vdiq kur toka hapi gojën e i përpiu bashkë me Koreun. Zjarri përpiu dyqind e pesëdhjetë burra që u bënë shembull. Megjithatë, bijtë e Koreut nuk vdiqën.
Këta janë bijtë e Simeonit sipas klaneve: klani i nemuelitëve që rrjedh prej Nemuelit, klani i jaminitëve që rrjedh prej Jaminit, klani i jakinitëve që rrjedh prej Jakinit, klani i zerahitëve që rrjedh prej Zerahut dhe klani i saulitëve që rrjedh prej Saulit. Këto ishin klanet e simeonitëve që numëronin njëzet e dy mijë e dyqind vetë.
Këta ishin bijtë e Gadit sipas klaneve: klani i cefonitëve që rrjedh prej Cefonit, klani i hagitëve që rrjedh prej Hagiut, klani i shunitëve që rrjedh prej Shuniut, klani i oznitëve që rrjedh prej Ozniut, klani i eritëve që rrjedh prej Erit, klani i aroditëve që rrjedh prej Arodit dhe klani i arelitëve që rrjedh prej Arielit. Këto ishin klanet e bijve të Gadit që numëronin dyzet mijë e pesëqind vetë.
Bijtë e Judës ishin Eri e Onani. Ata vdiqën në tokën e Kanaanit. Këta ishin bijtë e Judës sipas klaneve: klani i shelahitëve që rrjedh prej Shelahut, klani i perecitëve që rrjedh prej Perecit dhe klani i zerahitëve që rrjedh prej Zerahut. Bijtë e Perecit ishin klani i hecronitëve që rrjedh prej Hecronit dhe klani i hamulëve që rrjedh prej Hamulit. Këto ishin klanet e Judës që numëronin shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind vetë.
Këta ishin bijtë e Isaharit sipas klaneve: klani i tolaitëve që rrjedh prej Tolait, klani i punitëve që rrjedh prej Puahut, klani i jashubitëve që rrjedh prej Jashubit dhe klani i shimronitëve që rrjedh prej Shimronit. Këto ishin klanet e Isaharit që numëronin gjashtëdhjetë e katër mijë e treqind vetë.
Këta ishin bijtë e Zabulonit sipas klaneve: klani i sereditëve që rrjedh prej Seredit, klani i elonitëve që rrjedh prej Elonit dhe klani i jahlelitëve që rrjedh prej Jahlelit. Këto ishin klanet e zabulonitëve që numëronin gjashtëdhjetë mijë e pesëqind vetë.
Bijtë e Jozefit sipas klaneve ishin Manaseu dhe Efraimi. Bijtë e Manaseut ishin klani i makiritëve që rrjedh prej Makirit. Atij i lindi Gileadi prej nga rrjedh klani i gileadëve. Këta ishin bijtë e Gileadit: klani i jezeritëve që rrjedh prej Jezerit, klani i helekitëve që rrjedh prej Helekut, klani i asrielitëve që rrjedh prej Asrielit, klani i shekemitëve që rrjedh prej Shekemit, klani i shemidaitëve që rrjedh prej Shemidait dhe klani i heferitëve që rrjedh prej Heferit. Celofehadi, biri i Heferit, nuk pati bij, por vetëm bija. Ato quheshin Mahla, Noa, Hogla, Milka e Tirca. Këto ishin klanet e Manaseut që numëronin pesëdhjetë e dy mijë e shtatëqind vetë.
Këta ishin bijtë e Efraimit sipas klaneve: klani i shutelahitëve që rrjedh prej Shutelahut, klani i bekeritëve që rrjedh prej Bekerit dhe klani i tahanitëve që rrjedh prej Tahanit. Bijtë e Shutelahut ishin klani i eranitëve që rrjedh prej Eranit. Këto ishin klanet e bijve të Efraimit që numëronin tridhjetë e dy mijë e pesëqind vetë. Këta ishin bijtë e Jozefit sipas klaneve.
Këta ishin bijtë e Benjaminit sipas klaneve: klani i belaitëve që rrjedh prej Belait; klani i ashbelitëve që rrjedh prej Ashbelit; klani i ahiramitëve që rrjedh prej Ahiramit; klani i shefufamitëve që rrjedh prej Shefufamit dhe klani i hupamitëve që rrjedh prej Hupamit. Bijtë e Belait ishin Aredi e Namani prej nga rrjedhin klani i areditëve dhe i namanitëve. Këta ishin bijtë e Benjaminit sipas klaneve që numëronin dyzet e pesë mijë e gjashtëqind vetë.
Bijtë e Danit sipas klaneve ishin klani i shuhamitëve që rrjedh prej Shuhamit. Këto ishin klanet e Danit. Gjithë klani i shuhamitëve numëronte gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind vetë.
Bijtë e Asherit sipas klaneve ishin klani i imnahitëve që rrjedh prej Imnahut, klani i ishvitëve që rrjedh prej Ishviut dhe klani i berjahitëve që rrjedh prej Berjahut. Bijtë e Berjahut ishin klani i heberitëve që rrjedh prej Heberit dhe klani i malkielitëve që rrjedh prej Malkielit. Bija e Asherit quhej Sara. Këto ishin klanet e bijve të Asherit që numëronin pesëdhjetë e tre mijë e katërqind vetë.
Bijtë e Neftaliut sipas klaneve ishin klani i jahcelitëve që rrjedh prej Jahcelit, klani i gunitëve që rrjedh prej Guniut, klani i jeceritëve që rrjedh prej Jecerit dhe klani i shilemitëve që rrjedh prej Shilemit. Këto ishin klanet e Neftaliut që numëronin dyzet e pesë mijë e katërqind vetë.
Izraelitët gjithsej numëronin gjashtëqind e një mijë e shtatëqind e tridhjetë vetë.