Izraelitët vijuan udhëtimin e fushuan në Obot. Pastaj u nisën nga Oboti e fushuan në Ijim Abarim, në shkretëtirën përballë Moabit, në lindje. U nisën prej andej e fushuan në luginën e Zeredit. U nisën edhe prej Zeredit e fushuan matanë Arnonit që ndodhet në shkretëtirën përtej kufijve të amoritëve. Arnoni është në kufi me Moabin, mes Moabit e amoritëve, prandaj edhe thuhet në librin e «Luftrave të ZOTIT»: «Vahebi në Sufa dhe luginat e Arnonit. Rrëpira e luginave që shtrihet drejt banesave të Arit e përqafon kufijtë e Moabit». Prej këndej shkuan në Beer. Ky është pusi ku ZOTI i tha Moisiut: «Mblidhe bashkësinë që t'u jap ujë». Dhe Izraeli këndoi këtë këngë: «Gurro, o pus, e ju këndojini pusit që hapën prijësit, që fisnikët e popullit gërmuan, me skeptër e me shkop». Pastaj prej shkretëtirës shkuan në Matanë, prej Matanës në Nahaliel, prej Nahalielit në Bamot, prej Bamotit në luginën që është në vendin e Moabit, në majë të Pisgahut prej nga shihet Jishmoni.
Lexo Numrat 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 21:10-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video