«Thuaji bashkësisë: largohuni nga rrethinat e banesave të Koreut, Datanit e Abiramit». Moisiu u ngrit e shkoi te Datani e Abirami. Pas tij shkuan dhe pleqtë e Izraelit. Atëherë ai i tha bashkësisë: «Largohuni nga tendat e këtyre njerëzve të mbrapshtë. Mos prekni asgjë që është në to, përndryshe do të shfaroseni bashkë me gjithë mëkatet e tyre». Kështu, ata u larguan nga rrethinat e banesave të Koreut, Datanit e Abiramit. Ndërkohë, Datani e Abirami dolën bashkë me gratë, fëmijët e të vegjlit dhe qëndruan te hyrja e tendave të tyre. Moisiu tha: «Me këtë do ta dini se ZOTI dhe jo koka ime, më ka dërguar për të bërë të gjitha këto. Nëse këta njerëz vdesin natyrshëm, siç u ndodh të gjithëve, apo pësojnë të njëjtin fat si tërë njerëzit e tjerë, atëherë mua nuk më ka dërguar ZOTI. Por, nëse ZOTI bën diçka të pazakontë, nëse toka hap gojën e i përpin me gjithçka kanë e zbresin të gjallë në skëterrë, atëherë do ta dini së këta njerëz e kanë përbuzur ZOTIN». Sa mbaroi së foluri këto fjalë, nën këmbët e tyre u hap dheu. Toka hapi gojën dhe i përpiu me shtëpi e katandi, ata dhe njerëzit që shkuan pas Koreut. Ata zbritën të gjallë në skëterrë bashkë me gjithçka kishin. Toka i mbuloi e u zhbinë prej bashkësisë.
Lexo Numrat 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 16:24-33
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video