Moisiu i tha Koreut: «Ti dhe tërë njerëzit e tu qëndroni nesër para ZOTIT. Ti, njerëzit e tu dhe Aroni. Secili të marrë temjanicën e vet, ta mbushë me temjan e t'ia paraqesë ZOTIT, gjithsej dyqind e pesëdhjetë temjanica. Kështu bëj edhe ti me Aronin». Secili mori temjanicën e vet, e mbushi me zjarr e temjan dhe qëndroi te hyrja e tendës së takimit bashkë me Moisiun e Aronin. Atëherë Koreu mblodhi te hyrja e tendës së takimit tërë bashkësinë kundër Moisiut e Aronit. Lavdia e ZOTIT iu dëftua tërë bashkësisë. Atëherë ZOTI i tha Moisiut e Aronit: «Ndahuni nga kjo bashkësi që t'i përpij menjëherë».
Lexo Numrat 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 16:16-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video