ZOTI i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: kur të hyni në vendbanimin që po ju jap e t'i kushtoni ZOTIT dhen e qe si fli erëkëndshme zjarri, qofshin ato fli shkrumbimi apo flijime për të përmbushur ndonjë zotim, si fli vullnetare ose për të festuar të kremtet, paraqitini ZOTIT edhe një kilogram majë mielli të përzier me një litër vaj si fli drithi dhe një litër verë si fli stërpikjeje për çdo qengj të flijuar ose të kushtuar si fli shkrumbimi. Për çdo dash sillni dy kilogramë majë mielli të përzier me një litër e gjysmë vaj si fli drithi dhe një litër e gjysmë verë si fli stërpikjeje që të jetë fli erëkëndshme për ZOTIN. Kur të kushtosh dem, qoftë si fli shkrumbimi apo si flijim për të përmbushur ndonjë zotim ose si fli paqtimi, sill edhe tre kilogramë majë mielli, të përzier me dy litra vaji si fli drithi dhe dy litra verë si fli stërpikjeje që të jetë fli erëkëndshme zjarri për ZOTIN. Kështu të bëhet për çdo dem, çdo dash, çdo qengj e çdo dhi. Flija përkatëse e drithit dhe e stërpikjes të përllogaritet sipas numrit të tyre. Kështu të veprojë çdo vendas që i paraqet ZOTIT fli erëkëndshme zjarri. Kur një i huaj, qoftë i ardhur apo banor i përkohshëm, i kushton ZOTIT fli erëkëndshme zjarri, të bëjë siç bën edhe ti. I njëjti rregull të vlejë për bashkësinë, si për ju, edhe për të huajin. Ky është rregull i përhershëm, brez pas brezi. Si ju, edhe i huaji, jeni të njëjtë para ZOTIT. I njëjti ligj e rregull të vlejë si për ju, edhe për të huajin që banon mes jush». ZOTI i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: kur të hyni në tokën ku unë po ju çoj e të hani nga ushqimi i tokës, kushtojini ZOTIT dhuratë. Nga brumi i parë i magjes dhuroni kulaç. Paraqiteni ashtu siç bëni me dhuratën e lëmit. Brez pas brezi do t'i jepni ZOTIT nga brumi i parë i magjes.
Lexo Numrat 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 15:1-21
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video