U ngritën herët në mëngjes, u ngjitën në majë të malit e thanë: «Le të shkojmë te vendi, për të cilin ZOTI tha se mëkatuam». Moisiu u tha: «Përse po shkelni fjalën e ZOTIT? Nuk keni për t'ia dalë mbanë. Mos shkoni, se nuk do ta keni ZOTIN mes jush dhe armiqtë do t'ju mundin. Përballë keni amalekitët e kananitët. Do të vdisni prej shpatës së tyre, se i kthyet shpinën ZOTIT e ai nuk do të jetë me ju». Por ata ngulën këmbë dhe u ngjitën në majë të malit, edhe pse arka e besëlidhjes së ZOTIT dhe Moisiu nuk lëvizën nga mesi i fushimit. Atëherë amalekitët e kananitët, malësorët e vendit, i sulmuan e i goditën dhe i ndoqën deri në Hormah.
Lexo Numrat 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 14:40-45
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video