Mirjama e Aroni folën kundër Moisiut për shkak të gruas kushite që kishte marrë. Ata thanë: «A thua ZOTI ka folur vetëm përmes Moisiut? A nuk ka folur edhe përmes nesh?». ZOTI i dëgjoi. Moisiu ishte njeri shumë i përulur, më i përuluri ndër tërë njerëzit mbi faqen e dheut. ZOTI foli menjëherë me Moisiun, Aronin e Mirjamën e u tha: «Ejani të tre në tendën e takimit». Ata shkuan të tre. Atëherë ZOTI zbriti në shtyllën e resë dhe qëndroi në hyrje të tendës. Ai thirri Aronin e Mirjamën. Ata shkuan të dy. ZOTI u tha: «Dëgjoni fjalët e mia! Profetit të ZOTIT mes jush i dëftehem në vegim, në ëndërr i flas. Me Moisiun, shërbëtorin tim, nuk sillem kështu. Tërë shtëpia ime i besohet atij. Goja-gojës flas me të, hapur e jo me gjëza. Pamjen e ZOTIT ai vështron. Frikë si nuk patët, pra, kundër Moisiut, shërbëtorit tim, të flisnit?». ZOTI u zemërua me ta e u largua. Kur reja u largua nga tenda, Mirjamën e zuri lebra. Lëkura e saj u bë e bardhë si bora. Aroni u kthye drejt Mirjamës dhe vuri re që e kishte zënë lebra. Atëherë ai i tha Moisiut: «Imzot, të lutem mos na e ngarko fajin që me marrëzi bëmë e mëkatuam. Mos e lër Mirjamën si një foshnjë të vdekur që në bark të nënës, me mishin gjysmë të kalbur». Atëherë Moisiu i thirri ZOTIT: «O Perëndi, të lutem shëroje!».
Lexo Numrat 12
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Numrat 12:1-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video