Por, kur Sanbalati, Tobia, arabët, amonitët e ashdoditët morën vesh se kishte përparuar mëkëmbja e mureve të Jerusalemit dhe se kishin filluar t'i mbylleshin të çarat, u zemëruan shumë. Të gjithë së bashku u përbetuan të luftonin kundër Jerusalemit e të shkaktonin trazira në të. Atëherë ne iu lutëm Perëndisë sonë e vendosëm rojtarë për t'u mbrojtur prej tyre ditë e natë. Judenjtë thoshin: «Po u meket forca ngarkuesve e ka shumë mbeturina, prandaj nuk mund ta kryejmë murin». Armiqtë tanë thoshin: «Papritur e pa pandehur do të vërsulemi kundër tyre, do t'i vrasim e do t'u japim fund punimeve». Judenjtë, që banonin pranë tyre, erdhën e na thanë nja dhjetë herë: «Ngado të silleni, do të sulen mbi ne».
Lexo Nehemia 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 4:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video