Por, kur Sanbalati, Tobia, arabët, amonitët e ashdoditët morën vesh se kishte përparuar mëkëmbja e mureve të Jerusalemit dhe se kishin filluar t'i mbylleshin të çarat, u zemëruan shumë. Të gjithë së bashku u përbetuan të luftonin kundër Jerusalemit e të shkaktonin trazira në të. Atëherë ne iu lutëm Perëndisë sonë e vendosëm rojtarë për t'u mbrojtur prej tyre ditë e natë. Judenjtë thoshin: «Po u meket forca ngarkuesve e ka shumë mbeturina, prandaj nuk mund ta kryejmë murin». Armiqtë tanë thoshin: «Papritur e pa pandehur do të vërsulemi kundër tyre, do t'i vrasim e do t'u japim fund punimeve». Judenjtë, që banonin pranë tyre, erdhën e na thanë nja dhjetë herë: «Ngado të silleni, do të sulen mbi ne». Atëherë unë e vendosa popullin, sipas fiseve, në vendet e ulëta prapa murit e nëpër rrahe, me shpata, shigjeta e harqe. Pasi pashë punën, u ngrita e u thashë fisnikëve, zyrtarëve e pjesës tjetër të popullit: «Mos kini frikë prej tyre. Kujtoni Zotin e madh e të tmerrshëm dhe luftoni për vëllezërit tuaj, për bijtë e bijat tuaja, për gratë e për shtëpitë tuaja!». Kur armiqtë tanë dëgjuan se ne ishim në dijeni të kësaj gjëje, Perëndia i prishi synimet e tyre e ne u kthyem te muri, secili te puna e vet. Prej asaj dite gjysma e të rinjve të mi punonte e gjysma mbante shigjetat, shqytet, harqet e mburojat. Prijësit rrinin mbrapa tërë shtëpisë së Judës. Ata që ndërtonin murin dhe ata që mbartnin ngarkesën, me njërën dorë bënin punën e me dorën tjetër mbanin armën. Secili ndërtues ndërtonte me shpatën ngjeshur në ijë e borizani rrinte bri meje. Atëherë u thashë fisnikëve, zyrtarëve e pjesës tjetër të popullit: «Puna është madhe dhe ne jemi të shpërndarë larg njëri-tjetrit në këtë mur.
Lexo Nehemia 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 4:1-13
4 Ditët
Ideja e këtij plani është që Perëndia përdor njerëz të zakonshëm për të realizuar gjëra të jashtëzakonshme. Ky plan është për ata që besojnë se janë krijuar për të bërë diçka më shumë, për të lënë një ndikim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm në botë. Nëse e ke zemrën të hapur dhe je i gatshëm të angazhohesh, Perëndia do të flasë me ty gjatë këtyre katër ditëve.
7 Days
Have you ever been so tired or defeated in life that you’ve wanted to throw in the towel and give up? The Bible is full of encouragement to persevere and keep going! This 7-day reading plan will refresh you for the journey ahead.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video