Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nehemia 3

3
Rindërtimi i mureve të Jerusalemit
1Kryeprifti Eliashib dhe vëllezërit e tij priftërinj ndërtuan Portën e Deleve, e kushtuan dhe i vunë kanatet. E kushtuan deri te Kulla e të Njëqindve dhe deri te Kulla e Hananelit. 2Pranë tij ndërtuan burrat e Jerikosë e pranë tyre ndërtoi Zakuri, biri i Imriut.
3Portën e Peshqve e ndërtuan bijtë e Senahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat. 4Pranë tyre bëri meremetime Meremoti, biri i Urjahut, të birit të Hakocit. Edhe Meshulami, biri i Berekjahut, të birit të Meshezabelit bëri meremetime pranë tyre, sikurse edhe Cadoku, biri i Banahut. 5Aty pranë bënë meremetime tekoitët, por fisnikët e tyre nuk iu nënshtruan urdhrave të zotërve të vet.
6Portën e Jeshanahut e meremetuan Jojadai, biri i Paseahut, dhe Mëshulami, biri i Besodjahut. Ata i bënë shtalkat dhe i vunë menteshat, kanatet e shulat. 7Pranë tyre bënë meremetime Melatjah Gibeoniti e Jadon Meronotiti, prej Gibeonit e prej Micpahut. Këta ishin nën pushtetin e qeveritarit të tejlumit; 8pranë tyre bëri meremetime Uzieli, biri i arpunuesit Harhajah; pranë tij bëri meremetime Hananiahu, biri i prodhuesve të vajrave erëmirë. Këta e rindërtuan Jerusalemin deri te Muri i Gjerë; 9pranë tyre bëri meremetime Refajahu, biri i Hurit, kreut të gjysmës së rrethit të Jerusalemit; 10pranë tyre, përballë shtëpisë së vet, bëri meremetime Jedajahu, biri i Harumafit; pranë këtij bëri meremetime Hatushi, biri i Hashabenjahut. 11Malkjahu, biri i Harimit, dhe Hashubi, biri i Pahat Moabit, meremetuan pjesën e dytë dhe Kullën e Furrave; 12pranë tyre bëri meremetime Shalumi, biri i Haloheshit, kreu i gjysmës së rrethit të Jerusalemit, bashkë me të bijat.
13Portën e Luginës e meremetoi Hanuni me banorët e Zanoahut. Ata e ndërtuan dhe i vunë kanatet, menteshat e shulat. Ndërtuan edhe një mijë kute mur, deri te Porta e Hedhurinave.
14Portën e Hedhurinave e meremetoi Malkjahu, biri i Rekabit, kreut të rrethit të Betkeremit. Ai e ndërtoi dhe i vuri kanatet, menteshat e shulat.
15Portën e Gurrës e meremetoi Shaluni, biri i Kolhozehut, kreut të rrethit të Micpahut. Ai e ndërtoi, e mbuloi dhe i vuri kanatet, menteshat e shulat. Ndreqi edhe murin e Hurdhës së Shelahut, te Kopshti i Mbretit, deri te shkallët që zbresin nga qyteti i Davidit. 16Më tej, Nehemia, biri i Azbukut, kreut të gjysmës së rrethit të Betcurit, bëri meremetime deri kundruall Varrezave të Davidit, deri te Hurdha e Sajuar dhe te Shtëpia e Trimave. 17Përtej tij bënë meremetime levitët: Rehumi, biri i Baniut, pranë të cilit punoi Hashabiahu, kreu i gjysmës së rrethit të Kejlahut, për rrethin e vet. 18Më tej, bënë meremetime vëllezërit e tyre: Bavai, biri i Henadadit, kreut të gjysmës së rrethit të Kejlahut, 19pranë të cilit Ezeri, biri i Jeshuait, kreut të Micpahut, meremetoi pjesën e dytë, kundruall malores së armatimeve, te qoshja. 20Përtej tij, Baruku, biri i Zabait, meremetoi me zell pjesën e dytë, nga qoshja te hyrja e shtëpisë së kryepriftit Eliashib. 21Përtej tij, Meremoti, biri i Urjahut, të birit të Hakocit, meremetoi pjesën tjetër, nga hyrja e shtëpisë së Eliashibit deri ku përfundon shtëpia e Eliashibit.
22Përtej tij bënë meremetime priftërinjtë, burrat prej rrethinave. 23Përtej tyre, kundruall shtëpisë së vet, bënë meremetime Benjamini e Hashubi; përtej tyre, pranë shtëpisë së vet, bëri meremetime Azarjahu, biri i Masejahut, të birit të Ananjahut; 24përtej tij, Binui, biri i Henadadit, meremetoi pjesën tjetër, nga shtëpia e Azarjahut deri te qoshja e deri te kthesa; 25Palali, biri i Uzait, bëri meremetimet kundruall qoshes dhe kullës që spikat përmbi shtëpinë e mbretit te tremja e rojës; përtej tij, Pedajahu, biri i Faroshit, 26dhe shërbestarët e tempullit, që banojnë në Ofel, bënë meremetime deri kundruall Portës së Ujit, në lindje të Kullës Spikatëse; 27përtej tij, tekoitët meremetuan pjesën tjetër kundruall kullës së madhe që spikaste deri te Muri i Ofelit.
28Mbi Portën e Kuajve bënë meremetime priftërinjtë, secili kundruall shtëpisë së vet; 29përtej tyre bëri meremetime Cadoku, biri i Imerit, kundruall shtëpisë së vet; përtej tij bëri meremetime Shemajahu, biri i Shekanjahut, rojtari i Portës së Lindjes; 30përtej tij, Hananiahu, biri i Shelemiahut, dhe Hanuni, biri i gjashtë i Calafit, meremetuan pjesën tjetër; përtej tyre Meshulami, biri i Berekjahut, bëri meremetime kundruall banesës së vet; 31përtej tij, Malkjahu, njëri prej arpunuesve, bëri meremetime deri te shtëpia e shërbestarëve të tempullit dhe e tregtarëve, kundruall Portës së Vendtakimit e deri te dhoma e epërme e qoshes. 32Ndërmjet dhomës së epërme të qoshes dhe Portës së Deleve bënë meremetime arpunuesit e tregtarët.
Zemërimi i kundërshtarëve
33 # 3.33-38 të tjerë i rendisin si 4.1-6 Kur Sanbalati dëgjoi se po ndërtonim murin, u zemërua, u tërbua, i vuri në lojë judenjtë 34dhe tha para vëllezërve të vet e ushtrisë së Samarisë: «Çfarë kanë ndër mend të bëjnë këta judenj mjeranë? Duan ta përfundojnë? Duan të bëjnë kushtime? Duan ta mbarojnë brenda ditës? Duan të ngjallin prej pirgut të hirit gurët e djegur?». 35Tobi Amoniti, që ishte pranë tij, tha: «Le ta ndërtojnë, por edhe një dhelpër po të ngjitet sipër, do ta shembë murin e tyre prej guri».
36Dëgjo, o Perëndia ynë, se u përçmuam! U rëntë kokës qesëndia e tyre e jepi ata si plaçkë në ndonjë vend skllavërimi! 37Mos e mbulo fajin e tyre e mos t'u heqtë sysh mëkati i tyre, sepse ata i ngucën ndërtuesit.
38Ne e rindërtuam murin. Muri ishte i lidhur mirë deri në gjysmë dhe populli e pati për zemër punën.

Aktualisht i përzgjedhur:

Nehemia 3: AL1

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr