U hidhërova shumë e i flaka të gjitha enët e shtëpisë së Tobisë jashtë qilarit. Pastaj u urdhërova t'i pastronin qilarët dhe ktheva aty enët e tempullit të Perëndisë, grurin e kushtuar e temjanin. Mora vesh edhe se levitëve nuk u ishte dhënë pjesa që u takonte, prandaj levitët e këngëtarët, që duhej të kryenin shërbesën, ishin kthyer me vrap secili në vendin e vet. Atëherë i qortova zyrtarët e u thashë: «Pse është lënë pas dore tempulli i Perëndisë?». Pastaj i mblodha levitët dhe këngëtarët e i vura në detyrën e vet.
Lexo Nehemia 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 13:8-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video