Në atë kohë u lexua para popullit libri i Moisiut, ku u gjet e shkruar se amoniti e moabiti nuk mund të hyjnë kurrë në bashkësinë e Perëndisë, se nuk u kishin dalë para izraelitëve me bukë e ujë, por kishin mëditur kundër tyre Balaamin, që t'i mallkonte, megjithëse Perëndia ynë e pati kthyer mallkimin në bekim. Kur populli e dëgjoi ligjin, i ndanë nga Izraeli të gjithë ata që kishin tjetër prejardhje. Para këtyre ngjarjeve, prifti Eliashib, që ishte caktuar përgjegjës i qilarit të tempullit të Perëndisë tonë e ishte i afërm i Tobisë, i kishte dhënë këtij një qilar të madh, në të cilën më parë vendosnin grurin e kushtuar, temjanin, enët, të dhjetën e grurit, verën e vajin, që ishte urdhëruar t'u jepeshin levitëve, këngëtarëve e derëtarëve, si edhe pjesën që u takonte priftërinjve. Kur ndodhën të gjitha këto, unë nuk gjendesha në Jerusalem, sepse në vitin e tridhjetë e dytë të Artakserksit, mbretit të Babilonisë, kisha shkuar te mbreti. Pas njëfarë kohe i kërkova leje mbretit
Lexo Nehemia 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Nehemia 13:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video