Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Nehemia 10:28-39

Nehemia 10:28-39 AL1

Maluku, Harimi e Banahu. Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbestarët e tempullit dhe të gjithë ata që ishin ndarë nga popujt e botës për të përqafuar ligjin e Perëndisë, bashkë me gratë, bijtë e bijat e tyre, të gjithë ata që mund të merrnin vesh e të kuptonin u bashkuan me vëllezërit e fisnikët dhe bënë gjëmë e be për të jetuar sipas ligjit të Perëndisë, që ishte dhënë përmes Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, për të mbajtur e për të zbatuar të gjitha urdhërimet e ZOTIT, Zotit tonë, si edhe vendimet e rregullat e tij, domethënë: të mos ua japim bijat tona popujve të vendeve të tjera e të mos i marrim bijat e tyre për bijtë tanë; nëse popujt e vendeve të tjera sjellin mall apo grurë për të shitur ditën e shtunë, të mos ua blejmë as të shtunën, as në ditë të shenjtë. Të mos mbledhim as prodhimet e përfitimet e vitit të shtatë. Marrim përsipër detyrimin për të dhënë çdo vit një të tretën e siklës për shërbesën në tempullin e Perëndisë tonë: për bukën e paraqitjes, për flinë e drithit e për flinë e shkrumbimit, që kushtohen përherë, për flinë e të shtunave, të hënave të reja e të festave, për kushtimet e shenjta, për kushtimin e shlyerjes së mëkateve të Izraelit dhe për të gjitha punimet e tempullit të Perëndisë tonë. Hodhëm short mes priftërinjve, levitëve e popullit, për të sjellë drutë e flive në tempullin e Perëndisë tonë vit për vit në kohën e caktuar për secilën shtëpi të etërve tanë, që të digjet mbi altarin e ZOTIT, Perëndisë tonë, siç është shkruar në ligj. Do të sjellim çdo vit në tempullin e ZOTIT frytet e para të tokës sonë dhe çdo fryt të parë të çdo peme, si edhe të parëlindurit e bijve tanë e të bagëtive tona, siç është shkruar në ligj, por edhe të parëlindurit e tufave e grigjave tona do t'i paraqesim në tempullin e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në tempullin e Perëndisë tonë. Do t'u sjellim priftërinjve, në qilarët e tempullit të Perëndisë tonë, edhe brumin më të mirë, bashkë me dhuratat e me frytet e çdo peme, me verën e re e me vajin e ri, ndërsa levitëve do t'u japim një të dhjetën e prodhimit të tokës sonë. Levitët do t'i mbledhin vetë të dhjetat në të gjitha tokat e punuara nga ne. Prifti, pasardhësi i Aronit, do të jetë me levitët, kur levitët të mbledhin të dhjetat. Pastaj levitët do të sjellin një të dhjetën e të dhjetave në shtëpinë e Perëndisë sonë, në qilarët e thesarit të tempullit

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë