Menjëherë Jezui i urdhëroi dishepujt të hipnin në varkë e të shkonin përpara tij në bregun tjetër, nga ana e Betsaidës, derisa ai të shpërndante turmën. Si u nda prej tyre, shkoi në mal për t'u lutur. Kur ra mbrëmja, varka ishte në mes të liqenit dhe ai gjendej i vetëm në breg. Jezui pa se dishepujt ishin lodhur duke vozitur, se kishin erën kundër dhe, në të gdhirë, erdhi drejt tyre duke ecur mbi liqen e donte t'i kalonte. Kur e panë duke ecur mbi liqen, menduan se ishte fantazmë e bërtitën, sepse të gjithë e kishin parë e ishin trembur. Por menjëherë ai u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!». Pastaj hipi në varkë tek ata dhe era pushoi. Ata u çuditën së tepërmi. Nuk kishin kuptuar asgjë për bukët, se zemra e tyre ishte ngurtësuar. Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit dhe lidhën varkën. Sapo dolën nga varka, njerëzit e njohën menjëherë Jezuin dhe vrapuan nëpër gjithë atë krahinë e filluan të mbartnin të sëmurët në vigje e t'ia sillnin kudo që merrnin vesh se ishte. Kudo që hynte, në fshatra, në qytete a nëpër ara, vendosnin të sëmurët nëpër sheshe e i luteshin t'i preknin së paku cepin e gunës. Të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.
Lexo Marku 6
Dëgjoj Marku 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 6:45-56
15 Days
Over the course of 15 days, Paul David Tripp will remind you of God’s grace towards you—truths that never grow old. When “behavior modification” or feel-good aphorisms aren’t enough to make you new, learn to trust in God’s goodness, rely on His grace, and live for His glory each and every day.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video