Dhe e pyeti: «Si e ke emrin?». Ai iu përgjigj: «Emri im është Legjion, se jemi shumë». Dhe djalli i lutej shumë Jezuit që të mos e dëbonte jashtë atij vendi. Aty pranë malit gjendej një tufë e madhe derrash që po kullotnin. Shpirtrat e ndyrë iu lutën Jezuit e i thanë: «Na dërgo të hyjmë te derrat!». Dhe ai i lejoi. Atëherë shpirtrat e ndyrë, me të dalë prej tij, u futën te derrat dhe tufa që gati arrinte numrin dy mijë, u hodh nga humnera në liqen e u mbyt.
Lexo Marku 5
Dëgjoj Marku 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Marku 5:9-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video