Marku 1:1-4
Marku 1:1-4 AL1
Fillimi i ungjillit të Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë. Ndodhi sikurse është shkruar te profeti Isai: ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim përpara teje, që të përgatisë udhën tënde. Ai është zëri që thërret në shkretëtirë: bëni gati udhën për Zotin, drejtoni shtigjet e tij. Gjon Pagëzori doli në shkretëtirë dhe u predikonte njerëzve të pendoheshin e të pagëzoheshin, që t'u faleshin mëkatet.


