Kur pa turmat, Jezui u ngjit në mal e pasi u ul, iu afruan dishepujt e vet. Atëherë mori fjalën e filloi t'i mësonte kështu: «Lum të varfrit në shpirt, se e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ata që vajtojnë, se do të ngushëllohen. Lum të butët, se do të trashëgojnë tokën. Lum të uriturit e të eturit për drejtësi, se do të ngihen. Lum të mëshirshmit, se do të mëshirohen. Lum zemërdëlirët, se do të shohin Perëndinë. Lum paqebërësit, se do të quhen bij të Perëndisë. Lum të përndjekurit për shkak të drejtësisë, se e tyre është mbretëria e qiejve. Lum ju kur t'ju shajnë e t'ju përndjekin, të thonë të gjitha të këqijat kundër jush me gënjeshtra për shkakun tim. Gëzohuni e ngazëlleni, se shpërblimi juaj do të jetë i madh në qiej. Kështu përndoqën edhe profetët para jush». «Ju jeni kripa e tokës. Por nëse kripa e humbet shijen, si mund ta rifitojë? Nuk ka më asnjë vlerë, përveçse të hidhet e të shkelet prej njerëzve. Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur mbi një mal.
Lexo Mateu 5
Dëgjoj Mateu 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 5:1-14
21 Days
Start your new year with a focus on the spiritual discipline of fasting. This plan includes several passages about fasting and others that encourage reflection and closeness to God. For 21 days, you'll get a daily Bible reading, a brief devotional, reflection questions, and a prayer focus. For more content, check out www.finds.life.church.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video