Të nesërmen ishte e shtunë. Kryepriftërinjtë dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati e i thanë: «Zotëri, na kujtohet se ai mashtrues, kur ishte ende gjallë, pati thënë: “Pas tri ditësh do të ngjallem”. Prandaj jep urdhër që të sigurohet varri deri ditën e tretë, që të mos shkojnë dishepujt e tij për ta vjedhur trupin e pastaj t'i thonë popullit: “U ngjall prej të vdekurve”. Kështu mashtrimi i fundit do të jetë më i madh se i pari». Pilati u tha: «Merrni roja dhe shkoni e siguroni varrin sa më mirë». Ata shkuan dhe pasi e vulosën gurin e vendosën roja, e siguruan varrin.
Lexo Mateu 27
Dëgjoj Mateu 27
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Mateu 27:62-66
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video